TAGS-AT E JAVËS

Kosova22 Mars 2023, 21:13

Pakti i Ohrit, Albin Kurti e pranon hapur: Kemi rënë dakord për Asociacionin

Shkruar nga Pamfleti

Pakti i Ohrit, Albin Kurti e pranon hapur: Kemi rënë dakord për

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar se pakti i Ohrit përfshin edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai ka folur në “RTK” mbi takimin me Vuçiçin duke dalë hapur se Beogradi e ka marrë atë që kërkonte. Ndryshe nga sa deklaronte më hertë, sot Kurti ka deklaruar se Asociacioni është firmosur dhe duhet zbatuar.

Në marrëveshje ka Asociacion. Neni 10 e thotë se të dy palët duhet të zbatojnë marrëveshjet e kaluara që janë të obligueshme. Pra janë 39 marrëveshje që ngelen valide dhe të obligueshme”, tha ai.

Më tej Kurti ka deklaruar se vetëmenaxhimi i komunitetit serb do të ndodhë brenda sistemit kushtetues.

Besoj që edhe niveli i përshtatshëm i vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë do të mund të zgjidhet për të mirën e të gjithë serbëve pa rrezikuar rendin juridik e kushtetues të Kosovës, duke i shërbyes demokracisë por natyrisht edhe duke i pranuar ofertat që i bëj unë. Vetëmenaxhim nuk është vetëadministrim, nuk është vetëqeverisje. Është vetëmenaxhim. Dhe këtu thotë vetëmenaxhim i komunitetit serb, jo i komunave me shumicë serbe dhe e kam thënë në Kuvend se nga pikëpamja ime që do të mund të konfirmohet nga cilido jurist serioz i të drejtës ndërkombëtare, që kur thua vetëmenaxhimi i komunitetit serb në fakt e ke si instrument marrëveshjen kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare”, tha ai.

Kurti ka thënë se marrëveshja nuk është më e mira për Kosovën, por është mundësi për të ecur përpara. “Nuk bëhet fjalë për një marrëveshje që ta ulë tavanin, por që ta forcon dyshemenë. Për dallim prej para dhjetë viteve kësaj radhe Serbia refuzoi ta nënshkruaj atë”, shtoi ai.

Kurti thotë se pavarësisht se nuk ka nënshkrim të marrëveshjes, ka pranim të saj dhe sipas tij janë dëshmitare edhe të gjitha vendet e BE-së. Më tej Kurti ka deklaruar se ka qenë gjithmonë konstruktiv dhe sipas tij në këtë marrëveshje të fundit ka barazi mes palëve.

Unë gjithmonë kërkojë më shumë se që na është ofruar sepse mendoj se meritojmë më shumë, por besoj se me këtë marrëveshje mund të ecim përpara. Ne jemi e vetmja palë kreative që kemi bërë propozime por që janë edhe konfidenciale, por tashmë pala tjetër heziton pasi që e di se kjo është njohje de-facto”, shtoi ai.

Kurti tha më tej se të dyja marrëveshjet e fundit tregojnë barazi mes palëve.

kurti asociacioni serbia

Lini një Përgjigje