TAGS-AT E JAVËS

Kosova22 Mars 2023, 13:49

Takimi i 18 Marsit, Albin Kurti zbulon ofertën që i bëri Vuçiçit në Ohër

Shkruar nga Pamfleti

 

Takimi i 18 Marsit, Albin Kurti zbulon ofertën që i bëri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se në bisedimet e të shtunës në Ohër kishte propozuar që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe mbi tri shtylla. Ky propozim ishte refuzuar në mënyrë kategorike nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Albin Kurti, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të reagojë tani për zbatimin e marrëveshjes së panënshkruar me Serbinë

Për këtë formulimin vetëmenaxhim e në anën tjetër edhe për marrëveshjet e trashëguara, por që kanë pësuar rrëzim nga institucionet e shtetit tonë, si Gjykata Kushtetuese apo që janë shkelur nga Serbia, kam bërë një ofertë konkrete, duke iu thënë se nëse pala serbe është dakord që të pranojë tri shtylla bazike si: Kushtetutën e Kosovës, aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, një qëndrim të Brukselit zyrtar dhe një tjetër të Washingtonit, atëherë jam i gatshëm me këto premisa ta shkruajë draftin e propozuar. Porsa, u thash se duhet pajtuar me premisat. Nuk pati dakordim të përfillen tri shtyllat. U thash se nëse pajtohen në mëngjesin tjetër ua sjelli draftin, por u refuzua. Jo vetëm që u refuzua, por në atë momente u tha nuk kemi çfarë të flasim më tutje ‘po humbim kohë, të ngrihemi nga ky takim e të shkojmë’. Ishte refuzim shumë i ashpër i një oferte gjeneroze e parimore”, tha Kurti.

Kurti ka folur edhe për mosrespektimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel nga ana e Serbisë.

“Janë 39 marrëveshje gjithsej nga 2 korriku i vitit 2011 deri më 25 gusht të vitit 2015. Për 4 vjet e më paak se një muaj janë gjithsej 39 marrëveshje. Marrëveshja e pestë është ajo e regjistrave kadastral, e 16-ta e Asociacionit të komunave me shumicë serbe që është nënshkruar më 19 prill 2013. Gjashtë pikat e para e ka këtë vijimin e inkuadrimit të strukturave të atëhershme paralele të Serbisë në institucionet e Kosovës dhe të mos pengojmë njëri-tjetrin për anëtarësimi në BE. Kjo si pikë e fundit është shkelur nga Vuçiqi, e është avancuar tashmë me Marrëveshjen bazë më 27 shkurt. Thuhet se Serbia të mos pengojë Kosovën në anëtarësim në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, tha Kurti.

Ai ka thënë se ka pasur edhe deklarata të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që nuk do të zbatojë as ato që u dakorduan më 27 shkurt e 18 mars.

albin kurti bashkimi europian asociacioni

Lini një Përgjigje