TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Dhjetor 2023, 17:34

Osmani thirrje nga Brukseli: Liderët e BE-së të heqin menjëherë masat ndaj Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Osmani thirrje nga Brukseli: Liderët e BE-së të heqin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur në Bruksel për takimin me liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit BE-Ballkan Perëndimor.

Gjatë fjalës së saj para nisjes së takimit, Osmani tha se është shumë e lumtur që ndodhet në Bruksel dhe që përfaqëson një shtet që ka harmonizuar politikën e tij 100 % me secilin vendim të BE-së që ndërlidhet me politikë të jashtme dhe se Kosova do të vazhdojë të veprojë në të njëjtën mënyrë.

“Jam shumë e lumtur të jem këtu, që të diskutojmë me liderët e BE-së dhe rajonit se si mund ta lëvizim përpara rajonin. Jam shumë e lumtur që përfaqësoj një vend që është 100 % me secilin vendim të BE-së lidhur me politikën e jashtme dhe sigurisë dhe do të vazhdojmë të veprojmë kështu për t’i mbrojtur vlerat e përbashkëta”, tha Vjosa Osmani.

Osmani u shpreh gjithashtu se ka udhëtuar drejt Brukselit me një numër mesazhesh, teksa përfaqëson popullin e Kosovës. Ajo ka kërkuar që BE-ja t’i heqë menjëherë masat ndaj Kosovës pasi janë të padrejta dhe po ndikojnë drejtpërdrejt në jetët e qytetarëve të Kosovës.

Osmani shtoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për qetësim.

“Erdha këtu me një numër mesazhesh, duke përfaqësuar kosovarët, fillimisht për të bërë thirrje tek liderët e BE-së që menjëherë t’i heqin masat joproporcionale dhe jo të drejta, sepse Kosova ka marrë të gjitha masat për de-eskalim situatën dhe besoj se BE-ja duhet t’i heqë ato masa sepse po dëmtojnë qytetarët e Kosovë. Po flasim për projekte për ujin e pijshëm, menaxhimin e mbeturinave dhe projekte që ndikojnë direkt në jetën e tyre”, tha presidentja Osmani.

osmani bruksel lider be

Lini një Përgjigje