TAGS-AT E JAVËS

Kosova31 Tetor 2025, 22:16

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Albin Kurti: U kujtoftë për rolin e tij historik!

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Albin Kurti: U kujtoftë për

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e Fatos Nanos, teksa u shprehur ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve të tij.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kurti solli në kujtesë takimin e tij të parë me Nanon, në vitin 2002, kur Kurti kishte vetëm disa muaj që kishte dalë nga burgu në Serbi, teksa thekson se biseda njohëse me të i ka mbetur ende në kujtesë. Më tej ai tragoi edhe kujtimin nga takimi i dytë me të, kur Nano sapo ishte zgjedhur Kryeministër i Shqipërisë. Kurti tha se nga ky takim i dytë i ka mbetur në mendje bisedat e tij plot pasion për politikën me Bacin Adem, simbolin e rezistencës sonë dhe me Arben Xhaferin.

Kurti vijoj më tej duke e vlerësuar Nanon për rolin e tij në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë vitit të parë të luftës nga dalja publike e UÇK-së deri te ofensiva e verës së vitit 1998, kur terreni shqiptar u kthye në arenë të lirë të organizimit të UÇK-së.

Kur e mora lajmin për vdekjen e Fatos Nanos, më erdhën në mendje kujtime nga dy takimet që dikur i kam patur me të. Herën e parë në fillim të vitit 2002, disa muaj pasi kisha dalë nga burgu në Serbi, ku isha mbajtur si rob lufte bashkë me mbi 2000 shqiptarë të tjerë. Kjo përvojë e imja, u kthye natyrshëm në temë të bisedës sime me Nanon në atë takim tonin njohës. 

Fatos Nanon e kam takuar për herë të dytë kur ishte zgjedhur Kryeministër i Shqipërisë, me ç’rast ai më priti bashkë me Adem Demaçin dhe Arbën Xhaferin. Nga atëherë, më kanë ngelur të pashqitshme nga kujtesa bisedat e tij plot pasion për politikën me Bacin Adem, simbolin e rezistencës sonë dhe me Arbën Xhaferin, liderin politik aq origjinal.

Në historinë politike të Shqipërisë së periudhës së tranzicionit nga sistemi monist dhe regjimi komunist tek ai demokratik liberal dhe pluralist, emri i politikanit Fatos Nano ishte një figurë qendrore. Ai shërbeu tre herë si Kryeministër i Shqipërisë: nga 22 shkurti deri më 4 qershor 1991, kur Shqipëria ishte në kapërcyell nga komunizmi në demokraci; pastaj nga 25 korriku i vitit 1997 deri më 27 shtator të vitit 1998, kur Shqipëria u përfshi nga trazirat kurse Kosova nga lufta; për herë të tretë dhe më së gjati, Nano shërbeu si Kryeministër i Shqipërisë për tri vite, mes 29 shtatorit 2002 dhe 1 shtatorit 2005, kur Shqipëria po përballej me sfidat e ngritjes nga pasojat e regjimit të gjatë komunist dhe nga trazirat. 

Në biografinë e tij politike, Fatos Nano ka një kapitull të rëndësishëm për rolin e tij në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë vitit të parë të luftës nga dalja publike e UÇK-së deri te ofensiva e verës së vitit 1998, kur terreni shqiptar ishte arenë e lirë e organizimit të UÇK-së. Historia moderne e shtetit shqiptar dhe historia politike e Shqipërisë dhe e Kosovës, do ta kenë të dendur emrin e tij mes emrave të politikanëve shqiptarë të viteve ’90 dhe fillimshekullit XXI.

Ngushëllime familjes Nano, bashkëpunëtorëve dhe bashkëpartiakëve të Fatos Nanos, si dhe miqve e të afërmve të tij. U kujtoftë mes kryeministrave të Shqipërisë, për rolin e tij historik!”, shkruan Kurti.

Lini një Përgjigje