
Shefi i Aleancës së Atlantikut, Jens Stoltenberg ka njoftuar se NATO ka miratuar shtimin e forca paqeruajtëse në Kosovë pas trazirave në veri.
Stoltenberg gjithashtu i bëri thirrje palëve që të shtensionojnë situatën dhe t’i rikthehen dialogut, si të vetmen rrugë për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që urgjentisht të de-përshkallëzojnë. Ne vazhdojmë t'i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve. Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin në rajon", tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
Vendimi i Stoltenberg u përshëndet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se Serbia dëshiron të destabilizojë rajonin me ndihmën e Rusisë.
Lini një Përgjigje