TAGS-AT E JAVËS

Kosova30 Shtator 2023, 20:39

Protesta në Beograd, opozita serbe vë para përgjegjësisë Vuçiçin: Dil trego kush e komandonte Radojiçiçin

Shkruar nga Pamfleti

Protesta në Beograd, opozita serbe vë para

Opozita serbe ka mbajtur ditën e sotme protestën e radhës në Beograd, kundër qeverisë së Aleksandër Vuçiçit, teksa kanë bërë thirrje për dorëheqjen e tij dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme.

Gjatë protestës një nga deputetët opozitar i ka kërkuar Vuçiçit që të japë sqarime lidhur me sulmin terrorist të ndodhur në Banjskë, ku mbeti i vrarë një polic kosovar dhe u plagosën dy të tjerë.

Deputeti Nebojsha Zelenoviç tha se Vuçiç duhet t’i tregojë popullit serb nëse ishte ai që e komandonte Milan Radojiçiçin, teksa shtoi se nëse kjo është e vërtetë atëherë Vuçiç është krimineli më i madh.

Çfarë ka ndodhur në Banjska, Vuçiç? A e urdhëruat Radojiçiçin që të nxirrte njerëzit jashtë? Nëse jeni, ju jeni krimineli më i madh ndonjëherë. Nëse nuk je, atëherë je i paafti më i madh ndonjëherë”, tha Zelenoviç në fjalimin e tij përballë protestuesve në Beograd, raporton Danas.

Kujtojmë se ish nën kryetari i Listë Serbe, ka marrë përsipër të gjithë organizimin e sulm9in në Banjskë, por dyshimet janë të mëdha se kjo nuk është e vërtetë, duke pasur parasysh armatimin dhe logjistikën e avancuar që kishin grupi terrorist nga Serbia.

vuçiç protesta opozita serbe

Lini një Përgjigje