
Reagimet e kryeministrit, Edi Rama lidhur me sulmin e ndodhur në Veri, duket se nuk janë pritur aspak mirë nga masa e gjerë në Kosovë, e cila tanimë e sheh kreun e qeverisë shqiptare si më të afërt me Beogradin sesa me Prishtinën.
Përveç kësaj, marrëdhëniet e krisura Tiranë -Prishtinë janë thelluar edhe më shumë këtë javë, pas qëndrimit neutral të Ramës, përballë sulmit terrorist në Banjskë dhe propozimit të tij të mëvonshëm se Veriu duhet të kalojë në kontroll të KFOR-it.
Sipas analistit, Durim Abdullahu dhe gazetarit Muharrem Kafexhiu, Kurti dhe Rama nuk komunikojnë me telefon bashkë, madje thuhet se kreu i qeverisë kosovare, ja ka lënë disa herë herë ‘seen’ mesazhet Ramës.
Si shkak i ‘bllokadës’ që Kurti i ka vendosur Ramës, ky i fundit është detyruar që të gjejë rrugë alternative për të komunikuar me Prishtinën dhe zgjidhjen mesa duket e ka gjetur tek presidentja Vjosa Osmani, me të cilën thuhet se Rama komunikon personalisht për çdo gjë lidhur me Kosovën.
Gjithashtu analisti Durim Abdullahu ka treguar edhe disa detaje të reja sa i takon aktivitetit të ish-nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojiçiç në veri të Kosovë. Sipas tij Radojiçiç prej kohësh ka investuar shuma të mëdha parash për të blerë vende të rëndësishme pune në Kosovë për të futur më pas njerëzit e tij të besueshëm dhe duke i përdorur më pas si leva në interes të qëllimeve të tij.
Lini një Përgjigje