TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Nëntor 2024, 14:38

Masakra me thikë në Ferizaj, flet i afërmi i dy vajzave të sulmuara: Autori doli nga burgu 3 javë më parë pasi kishte vrarë gruan

Shkruar nga Pamfleti

Masakra me thikë në Ferizaj, flet i afërmi i dy vajzave të

Një ngjarje e rëndë tronditi Ferizajn një ditë më parë, ku u masakruan me thikë në mes të qytetit, 4 persona. Plagë nga sulmi kanë marrë edhe 2 vajza.

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” foli i afërmi i dy vajzave minorene të plagosura, Naser Emini nga Ferizaj.

Ai tregoi gjendjen e dy vajzave, teksa njëra prej tyre ra në koma, ndërsa zbardhi edhe identitetin e personit të dyshuar për masakrën.

“Emri i autorit është Fadil Islami, është rreth 60-62 vjeç. Informacionet e dorës së parë këto janë. Policia po merret me atë punë tani. Familjarët e tij kanë kërkuar falje? Jo. Nuk kemi kërkim falje. Nuk mendoj se janë dy autorë, është një, por kanë qenë të dyshuar për shkak të ngjashmërisë”, u shpreh ai.

Pjesë nga intervista:

Naser Emini: Emri i autorit është Fadil Islami, është rreth 60-62 vjeç. Informacionet e dorës së parë këto janë. Policia po merret me atë punë tani. Familjarët e tij kanë kërkuar falje? Jo. Nuk kemi kërkim falje. Nuk mendoj se janë dy autorë, është një, por kanë qenë të dyshuar për shkak të ngjashmërisë

Evis Ahmeti: A mund të ketë patur bashkëpunëtor?

Naser Emini: Nuk e di. Është punë e autoriteteve, ato duhet ta vërtetojnë. Nuk mund të merrem me emra.

Kujtojmë se fillimisht u raportua se autor ishte Ekrem Sadiku, por më pas emri është korrigjuar. Policia e Kosovës thotë se janë arrestuar dy persona, Ekrem Sadiku dhe Fadil Islami. Sadiku është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës, por autori dyshohet Fadil Islami.

Ai ka qenë i dënuar më parë për vrasjen e bashkëshortes dhe ka vuajtur 16 vite burg, ndërsa është liruar nga qelia vetëm 3 javë më parë.

Lini një Përgjigje