Është publikuar në mediat e Kosovës fotoja e 59-vjeçarit, Ekrem Sadiku, i cili ditën e sotme plagosi me thikë katër persona në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci”.
Dy prej tyre ishin djemë dhe 2 të mitura, njëra prej të cilave ishte një 10 vjeçare.
Mësohet se të lënduarit janë 2 djemë dhe 2 vajza të mitura, të cilat para se të qëlloheshin me thikë kishin shkuar për vizitë tek të afërmit në Ferizaj, sipas Klankosova.
“Pasditen e sotme rreth orës 15:40 ka ndodhur një rast i rëndë në Ferizaj, ku një 59-vjeçar, Ekrem Sadiku ka therur katër persona, kalimtar të rastit. Motivet ende nuk dihen. Këta kalimtarë janë dy vajza dhe dy djemë, vajzat nën moshën 18-vjeçare, dhe dy djem të moshës madhorë. Kemi mësuar se këta persona janë të komuniteteve joshumicë, dy vajza që kanë qenë mysafirë në Ferizaj. Policia po heton rastin”, tha gazetarja Çliresa Hasani.
Lini një Përgjigje