TAGS-AT E JAVËS

Kosova19 Prill 2023, 17:19

Liberalizimi i vizave për Kosovën, kryetarja e PE: Moment krenarie! Kosovarët thellojnë lidhjen me evropianët

Shkruar nga Pamfleti

Liberalizimi i vizave për Kosovën, kryetarja e PE: Moment krenarie!

Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola e cila mori pjesë në nënshkrimin e aktit ligjor për liberalizimin e vizave ka uruar qytetarët e Kosovës për mbylljen me sukses të këtij procesi të rëndësishëm për vendin.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Metsola shkruan se ky është një moment krenarie për Parlamentin Evropian i cili sot dha përfundimisht dritën jeshile në këtë proces.

“Nënshkruar, vulosur, dorëzuar. Moment krenarie për Parlamentin Evropian, pasi sot dhamë dritën jeshile përfundimtare për liberalizimin e vizave me Kosovën. Kjo do ta bëjë jetën më të lehtë për popullin e Kosovës të udhëtojë, të bëjë biznes, të thellojë lidhjen me evropianët”, shkruan Metsola.

Pas nënshkrimit të vendimit, hapi i fundit mbetet botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare. Regjimi pa viza mundëson udhëtime vetëm deri në 90 ditë, brenda gjashtë muajsh, në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen. 

 

liberalizim viza kosove kryetarja e pe europe

Lini një Përgjigje