TAGS-AT E JAVËS

Kosova19 Prill 2023, 15:34

Anëtarësimi i Kosovës në OKB, Vuçiç: Nuk ka mbështetje nga Serbia

Shkruar nga Pamfleti

Anëtarësimi i Kosovës në OKB, Vuçiç: Nuk ka

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar që asnjëherë nuk do ta mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në një konferencë për mediat me ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Billström, Vuçiç tha se Kosova duhet të formojë asociacionin dhe pastaj Serbia do të përmbushë pjesën e saj të punës.

Më tej presidenti serb ka shtuar se qëndrimi i Serbisë është që nuk do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

“Serbia nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe agjencitë dhe institucionet e specializuara të Kombeve të Bashkuara, për këtë i kam informuar qartë të gjithë ata që marrin pjesë në negociata, edhe palën tjetër”, është shprehur Vuçiç.

Ndërsa, diplomati suedez ka theksuar që presin zbatimin e të gjitha dispozitave të marrëveshjes dhe aneksit të saj, në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Billström, tani do të jetë e rëndësishme që Serbia të përafrohet me BE-në dhe të zbatojë agjendën e saj të reformave.

“Tani do të jetë e rëndësishme që Serbia të përafrohet plotësisht me BE-në në lidhje me Rusinë dhe të zbatojë agjendën e saj të reformave. Sa i përket dialogut për normalizim presim që të gjitha dispozitat e marrëveshjes dhe aneksit të zbatohen menjëherë”, ka thënë Billström.

vucic kosove okb anetaresim

Lini një Përgjigje