Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka uruar qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave të votuar sot nga Parlamenti Evropian.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, Von Cramon tha se udhëtimi i lirë i qytetarëve të Kosovës është i shumë merituar dhe i shumëpritur.
“Të dashur qytetarë të Kosovës, urime. Më në fund kemi votimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, për ju. Ju desh të prisnit kaq gjatë, ishte kaq e padrejtë, nuk arsyetohet, i kishit plotësuar të gjitha kriteret, por megjithatë më në fund ia dolëm tani. Tani mund të shkoni në Gjermani, mund të shkoni në Austri, mund të vizitoni të afërmit dhe miqtë tuaj atje, kjo më gëzon mua, dhe kjo do t’ju bëjë juve edhe më të lumtur. Urime! U krye”, theksoi ajo.
Great news for all citizens of #Kosovo ???????? from @Europarl_EN!
— Viola von Cramon ???????????????? (@ViolavonCramon) April 18, 2023
Congratulations on the long awaited and very much deserved #VisaLiberalisation that will allow you to finally travel freely across Europe as of 2024!
Happy freedom of movement! ???????????????? pic.twitter.com/DkNeovHIGZ
Kujtojmë se Parlamenti Evropian ka miratuar sot vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Miratimi është bërë pa votim, pasi nuk ka pasur asnjë kundërshtim dhe pritet që lëvizja e lirë të hyjë në fuqi nga janari 2024.
Lini një Përgjigje