TAGS-AT E JAVËS

Kosova19 Prill 2023, 16:42

Liberalizimi i vizave për Kosovën mërzit serbët, Daçiç: Nuk e meritonin, s’kanë përmbushur asnjë marrëveshje

Shkruar nga Pamfleti

Liberalizimi i vizave për Kosovën mërzit serbët,

Liberalizimin i vizave për qytetarët e Kosovës, duket se nuk është pritur mirë nga Serbia e cila e kundërshton një gjë të tillë. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç e cilëson vendimin e Parlamentit Evropian si një vlerësim të pamerituar për qeverinë në Prishtinë.

Sipas tij, para se të merret vendimi për liberalizimin e vizave, komuniteti ndërkombëtar duhet të shohë nëse Kosova ka respektuar marrëveshjet që janë nënshkruar në Bruksel mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ajo që po ndodh sot është sikur po përjetojmë një amnezi koleketive. Parlamenti Europian miratoi liberalizimin e vizave, pavarësisht faktit se Kosova nuk ka përmbushur asnjë detyrim në Bruksel, për marrëveshjet e firmosura”, tha Daçiç.

Ministri Serb tha për mediat në Beograd, se në parim nuk është kundër liberalizimit të vizave, por çdo shpërblim për Kosovën duhet bërë në merita. Sipas tij, qeveria e Albin Kurtit nuk e meritonte këtë vendim pozitiv nga Brukseli.

Daçiç ka shpjeguar dhe mënyrën sesi do të funksionojë asociacioni i komunave serbe në Kosovës. Ai tha se kemi të bëjmë me një vetë-organizim autentik, që do të japë më shumë të drejta për ata. Sipas Daçiç, deri më sot ka pasur vetëm institucione serbe në veri të Kosovës, por pa mundësi vetorganizimi dhe pa vendimmarrje të pavarur.

daçiç liberalizimi vizave kosova

Lini një Përgjigje