TAGS-AT E JAVËS

Kosova19 Prill 2023, 16:10

Zyrtare/ Nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtare/ Nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave për

Nga 1 janari 2024, qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm në zonën Shengen. Bashkimi Evropian ka nënshkruar ditën e sotme vendimin për liberalizimin e vizave, duke hapur një tjetër dritare për shtetin më të ri evropian.  

Në një konferencë për mediat pas nënshkrimit të aktit ligjor për vizat, eurodeputeti holandez, Thijs Reuten u shpreh se më në fund qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza drejt Evropës.

Më në fund para gjysmë ore nënshkruam aktin ligjor që u mundëson qytetarëve të Kosovës të lëvizin lirshëm drejt BE-së pa viza. Më në fund udhëtimi drejt BE-së për pushime, vizita familjare, udhëtime biznesi do të jetë më e lehtë”, tha Reuten.

Eurodeputeti holandez deklaroi se lëvizja pa viza drejt BE-së për qytetarët e Kosovës do të bëhet nga 1 janari i 2024-ës. Reuten theksoi se Kosova i kishte përmbushur kriteret për heqjen e vizave shumë vite më parë, duke shtuar se ky është një moment i rëndësishëm për BE-në.

Nga 1 janari 2024 të paktën bartësit e pasaportës kosovare do të mund të udhëtojnë drejt BE-së pa viza. Dua të falënderoj ish-raportuesen për Kosovën dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon për punën e suksesshme që ka bërë në muajt e kaluar për këtë proces. Kosova ka punuar shumë për të përmbushur të gjitha kushtet dhe i ka plotësuar ato shumë vite më parë. Nuk është vetëm moment i rëndësisë së madhe për Kosovën, është i rëndësishëm edhe për ne, sepse BE-ja më fund po e përmbush premtimin e saj për Kosovën”, tha eurodeputeti holandez.

Kujtojmë se një ditë më parë, Parlamenti Evropian e miratoi vendimin për vizat, duke përmbyllur procedurat vendimmarrëse për këtë çështje. Miratimi u bë pa votim, pasi nuk pati asnjë kundërshtim, dhe i hapi rrugën qytetarëve të Kosovës që të lëvizin pa viza në vendet e zonës Schengen prej 1 janarit të vitit 2024.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, së bashku me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në selinë e Parlamentit Evropian, dhe u drejtua nga shefja e këtij institucioni, Roberta Metsola.

nenshkrim marreveshje liberalizim i vizave kosove

Lini një Përgjigje