TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Maj 2023, 14:51

Kurti del kundër BE-së: Ekipi menaxhues për hartimin e Asociacionit e ka mbyllur misionin e vet

Shkruar nga Pamfleti

Kurti del kundër BE-së: Ekipi menaxhues për hartimin e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pavarësisht thirrjes së BE-së, deklaroi se ekipi menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe e ka përfunduar misionin dhe funksionin e tij.

Gjatë një konference për shtyp, Kurti u shpreh se lirimi nga detyra e këtij ekipi, ka qenë vendimi më i drejtë që është marrë.

“Ekipi menaxhues e ka përfunduar edhe misionin edhe funksionin e vet, andaj ne nuk kemi më arsye ta dëgjojmë ekipin menaxhues që çka pati për të thënë e tha në Bruksel më 2 maj. Edhe lirimi nga detyra është gjëja më e natyrshme dhe më e logjikshme”, theksoi ai.

Kurti nënvizoi se ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje për propozimin e draft statutit të Asociacionit. Sipas tij ata duan të krijojnë në Republikë Srbska në Kosovë, por kjo nuk do të pranohet nga Prishtina.

Shkuam në Bruksel, e dëgjuam prezantimin e draft statutit – prezantuan vetëm thelbin e statutit, pastaj na përcjellën të plotë. Nga neni kuptohet që është dëshira e madhe për një Republikë Srpska në Kosovë, shprehim mospajtimin fondamental me këtë propozim. Unë e dhashë një propozim timin se si duhet të rregullohet nen 7 i marrëveshjes që kemi bërë. Ndërmjetësit nuk dhanë vlerësim për atë, mirëpo pala serbe nuk pranoi as ta marrë për lexim. Ne e kemi dëgjuar ekipin menaxhues, ne e kemi lexuar propozimin e tyre, ne kemi dhënë mendimin tonë mospajtues, ndërsa për propozimin tonë nuk kemi përgjigje nga ndërmjetësi”, tha kryeministri.

kurti associacioni ekipi menaxhues

Lini një Përgjigje