
Një shpërthim ka ndodhur në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në rrugën “Petar Kral”.
Mediat vendase raportojnë se nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar.
“Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një shtyllë elektrike dhe një veturë. Policia është duke e trajtuar rastin si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, tha Veton Elshani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.
Ndërkohë disa ditë më parë eksperti i sigurisë Agim Musliu, ka deklaruar se sipas të dhënave që ka marrë instituti OCTOPUS nga opozita serbe në Beograd, presidenti Aleksander Vuçiç ka urdhëruar Milan Radoiçiçin që të fillojë rebelimin e serbëve në komunat veriore të Kosovës.
Lini një Përgjigje