TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Maj 2023, 07:51

Ceremonia e kurorëzimit, Vjosa Osmani takon Mbretin Charles III: E nderuar t'i shpreh urimet e përzemërta të Kosovës

Shkruar nga Pamfleti
Ceremonia e kurorëzimit, Vjosa Osmani takon Mbretin Charles III: E nderuar
Mbreti Charles III dhe presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Londër ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Familja Mbretërore, me rastin e kurorëzimit të Mbretit Charles III.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Osmani u shpreh se është e nderuar që mund t’i shprehë urimet më të ngrohta në emër të popullit të Kosovës.

Sipas pamjeve të publikuar nga vetë presidentja, ajo është takuar me Mbretin Charles III dhe princin e Uellsit, William.

“Sonte në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar, përcolla urimet më të përzemërta të popullit të Kosovës, si dhe kisha mundësinë të bashkëbisedoj me liderë të tjerë për thellimin e raporteve tona me shtete mike anekënd botës”, ka shkruar Osmani.

Para ceremonisë së Kurorëzimit të Mbretit, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mbrëmë ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III dhe anëtarë të Familjes Mbretërore për liderët botërorë në Buckingham Palace.

Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, më 6 maj, presidentja Osmani dhe bashkëshorti i saj Prindoni, krahas krerëve shtetërorë nga e gjithë bota, do të marrin pjesë në ceremoninë zyrtare të Kurorëzimit të Mbretit Charles III në Westminster Abbey.

 

vjosa osmani mbreti charles ceremoni kurorezimi

Lini një Përgjigje