TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Nëntor 2025, 19:32

Kriza në Kosovë, Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë!

Shkruar nga Pamfleti

Kriza në Kosovë, Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për

A do të zgjidhet kriza në Kosovë?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë. Ishte vetë Osmani që dha lajmin përmes një konferencë për mediat. Sipas saj, mandatimi i tij është në përputhje me Kushtetutën.

Osmani theksoi se Kushtetuta e Kosovës e detyron presidentin të emërojë mandatarin e dytë në rast se përpjekja e parë dështon.

Kushtetuta nuk thotë ‘mund të emëroj’, por thotë ‘emëron kandidatin tjetër’ në rast se dështon i pari. Gjuha e përdorur në Kushtetutë është obligative, pra e detyron presidenten e vendit ta emërojë mandatarin e dytë”, tha Osmani.

Ajo shtoi se vendimi i saj është në përputhje me tri aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese dhe neni 95.4 të Kushtetutës.

Kushtetuesja nuk thotë mund të emërojë, por emëron nëse dështon i pari. Kushtetua nuk i lë hapësirë presidentes për mos-emërim të kandidatit të dytë atëherë kur ka një mandatar. Gjuha e përdorur në Kushtetutë është obligative, pra e detyron presidenten ta emërojë kandidatin e dytë”, ka thënë ajo.

Më herët ishte Albin Kurti, i cili njoftoi se kishte dërguar emrin e Konjufcës te Presidenca. Ai deklaroi se nuk ka nevojë për 612 firma, sikundër pretendohej nga opozita.

Sot dërguam tek zonja presidente emrin e Glauk Konjufcës, nënkryetarit të parë të subjektit ku unë jam kryetar, që të bëjmë edhe një tentim për zgjedhje të Qeverisë që të mos ketë dy palë zgjedhje për pak muaj”, tha Kurti.

Ai shtoi se, për shkak se Qeveria aktuale nuk mund të votojë buxhet, Qeveria e re do të ketë mundësi të votojë buxhetin e vitit 2026.

Nëse duhen 61 nënshkrime, nuk do të kishte kuptim afati 15 ditor për zgjedhjen e Qeverisë. Sa vota janë saktësisht, mund të merret vesh vetëm në seancën plenare”, shtoi Kurti.

Presidentja Vjosa Osmani doli në konferencë pas takimeve me kryetarët e PDK-së dhe LDK-së, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku. Ndërkohë, PDK, LDK, AAK dhe NISMA Socialdemokrate kanë kundërshtuar publikisht propozimin e LVV-së për Konjufcën si mandatar për kryeministër.

Lini një Përgjigje