Bashkëpunëtori i lartë në Fondacionin Jamestoën në Washington, Janus Bugajski ka reaguar pas kritikave të sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili dënoi ashpër aksionin e Policisë së Kosovës në veri.
Në një postim në Twitterin e Blinken, Bugajski i është drejtuar sekretarit amerikan duke thënë se të dënosh ndërhyrjen e policisë së Kosovës në Veri të vendit, është njësoj si të dënohet certifikimi i Kongresit të SHBA të zgjedhjeve Presidenciale të tre viteve më parë dhe legjitimi i asaj që ndodhi në 6 janar në Kapitol.
Më tej, ai thekson se mbështetja e SHBA për Vuçiçin po destabilizon rajonin.
“Ekuivalenti i dënimit të certifikimit të Kongresit Amerikan të zgjedhjeve të vitit 2020 dhe legjitimimit të kryengritjes së 6 janarit. Mbështetja e SHBA për Vuçiç po destabilizon rajonin. Është koha për të mbështetur një revolucion demokratik në Serbi dhe njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet evropiane.”, shkruan Bugajski.
The equivalent of condemning the US congressional certification of the 2020 elections and legitimizing the 6 January insurrection. US support for Vucic is destabilizing the region. Time to back a democratic revolution in Serbia and recognition of Kosovo by all European states.
— Janusz Bugajski (@JBugajskiUSA) May 26, 2023
Lini një Përgjigje