
Shtetet e QUINT-it (SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuara, Gjermania, Franca dhe Italia) kanë reaguar ashpër për tensionet në Veri të Kosovës.
Një zëri ato ajën shprehur se dënojnë vendimet e Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat e komunave në veri, pavarësisht thirrjeve të tyre për përmbajtje.
“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të tërhiqen menjëherë dhe t’i ulin tensionet, si dhe të koordinohen me EULEX-in dhe KFOR-in. Ne i dënojmë sulmet ndaj EULEX-it në Zveçan”, thuhet në njoftimin e shteteve të QUINT-it.
Gjithashtu, ato kanë shprehur shqetësimin lidhur me vendimin e Serbisë për ta rritur nivelin e gatishmërisë së forcave të armatosura në kufi me Kosovën. “U bëjmë thirrje palëve për përmbajtje maksimale dhe që të shmangin retorikën nxitëse”, theksohet më tej.
Lini një Përgjigje