Gjatë Konferencës për Sigurinë, e organizuar në Uashington me pjesëmarrjen e disa kongresmenëve amerikanë dhe deputetëve shqiptarë, që ndodhen në SHBA në kuadër të një vizite zyrtare, Keith Self hodhi idenë e anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Kongresmeni Keith Self, njëherësh dhe kryetar i Komisionit për Evropën në Kongres, theksoi se jam për ekuilibra të qarta në Evropë.
“Po punoj që Kosova të anëtarësohet në NATO, sepse do të rrisë mjaft stabilitetin në rajonin e Ballkanit.
Dua ekuilibër në Ballkan, dhe mendoj se është një nga pjesët kyçe, dhe e kam marrë këtë si një mision, sepse mendoj se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte një forcë shumë stabilizuese në Ballkan.
Pra, duhet të bëjmë përparim në këtë drejtim, dhe duhet t’u përgjigjemi kundërshtimeve të disa vendeve.
Besoj se kjo është një pjesë kyçe e asaj për të cilën po flasim sot, sepse siguria në Ballkan, Ballkanin sot, e konsideroj si një “barut”, dhe këtë duhet ta zgjidhim në mënyrë që të sjellim pak stabilitet”, tha ai.
Ky qëndrim i Kongresmenit Self u mirëprit nga të pranishmit në sallë.
Lini një Përgjigje