TAGS-AT E JAVËS

Kosova 8 Shkurt 2026, 11:02

Gucati: Nga Haga pres lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Shkruar nga Pamfleti
Gucati: Nga Haga pres lirimin e ish-krerëve të UÇK-së
Nga gjykimi në Hagë

Kryetari i OVL-UÇK-së kritikon aktakuzën dhe funksionimin e gjykatës, ndërsa flet për pritshmëritë nga faza përfundimtare e gjykimit

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka komentuar procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i cili është në fazën e fjalës përfundimtare, duke deklaruar se pret lirimin e të akuzuarve padrejtësisht nga prokuroria.

Sipas Gucatit, nga 9 shkurti nisin fjalët përfundimtare të palëve në procesin gjyqësor. Ai ka thënë se pret që gjatë muajit maj të merret një vendim që, sipas tij, do të rikthejë drejtësinë dhe do të çojë në lirimin e të akuzuarve.

Ai e ka cilësuar aktakuzën si të fabrikuar dhe ka deklaruar se disa dëshmitarë kanë dhënë deklarata të pavërteta. Në të njëjtën kohë, ka theksuar se mbrojtja ka paraqitur dëshmitarë ndërkombëtarë, të cilët kanë folur për rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës dhe për figurat kryesore të saj.

Gucati ka shtuar se pret që prokuroria dhe përfaqësuesit e viktimave të kërkojnë dënime, por ka shprehur besimin se trupi gjykues do të marrë një vendim që ai e konsideron të drejtë për UÇK-në.

Në vazhdim, ai ka kritikuar edhe trajtimin e të akuzuarve gjatë paraburgimit, duke pretenduar se janë shkelur procedura dhe rregulla të burgut. Sipas tij, ka pasur përgjime të gjata dhe mbikëqyrje të vazhdueshme gjatë vizitave, çka, në vlerësimin e tij, tregon për shkelje të të drejtave të të burgosurve.

Ai ka deklaruar se përgjegjësinë për këto veprime e mban gjykata, ndërsa ka theksuar se stafi i burgut zbaton vendimet e marra nga trupi gjykues.

Nga 9 shkurti, gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit hyn në fazën e fjalës përfundimtare. Seancat pritet të zgjasin deri më 18 shkurt, përpara se katër të akuzuarit të paraqesin fjalimet e tyre përmbyllëse.

thaci haga akuza

1 Komente

  1. N
    Nue Mirashi

    Keta deshmor të kombit shqiptar do te thoja un duhet liruar menjëher dhe të demshperblehen ne maksimum per kohen qe jan mbajt në paraburgim jasht çdo te drejte njerzore dhe te shpadhen dëshmor te kombit . Zoti e bekoft kombin Shqiptar ????

    Lini një Përgjigje