Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e meriton Çmimin Nobel për Paqen, duke vlerësuar rolin e tij në proceset që synojnë ndalimin e konflikteve ndërkombëtare.
Në një intervistë për Newsweek, e pyetur nëse do ta nominonte Trump për këtë çmim prestigjioz, Osmani u shpreh se do ta bënte një gjë të tillë nëse do të ishte në detyrë në momentin kur do të zhvilloheshin procedurat përkatëse.
“Sigurisht, nëse unë jam presidente [kurdo që të jetë] që këto gjëra do të ndodhin.”, tha Osmani për Newsweek.
Trump ka shprehur prej kohësh publikisht dëshirën për t’u vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqen, duke e cilësuar veten si një faktor që ka kontribuar në arritjen e marrëveshjeve për ndalimin e disa konflikteve në botë.
Duke folur nga Samiti i Qeverive Botërore në Dubai, Osmani theksoi marrëdhëniet e ngushta të Kosovës me Shtetet e Bashkuara. Ajo e përshkroi popullsinë e Kosovës si shumë pro-amerikane dhe mirënjohëse ndaj çdo administrate amerikane për mbështetjen e dhënë ndër vite.
Lini një Përgjigje