TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Shkurt 2026, 13:55

I dënuar për vrasje, shqiptari i Kosovës kapet në aeroportin e Shtutgartit

Shkruar nga Pamfleti
I dënuar për vrasje, shqiptari i Kosovës kapet në aeroportin
Policia gjermane

Policia gjermane arrestoi në aeroportin e Shtutgartit një qytetar të Kosovës, i cili ishte dënuar për vrasje.

Sipas raportimit të Agjencisë Gjermane të Lajmeve DPA, 53-vjeçari ishte dënuar në vitin 1999 nga Gjykata e Landit në Hajlbron me 12 vjet burg, dhe pas 5 vitesh ishte deportuar në Kosovë.

Pas një udhëtimi të fundit nga Prishtina, ai u arrestua gjatë kontrollit në aeroport dhe u dërgua në burgun e Shtutgart-Stamhajmit, ku do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit.

Sipas autoriteteve, 53-vjeçari duhet të kalojë edhe 2127 ditë të tjera në burg. Nëse ai nuk do të kishte hyrë përsëri në Gjermani, do i kishte shpëtuar burgut.

kosove gjermani arrestim

Lini një Përgjigje