TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Shkurt 2026, 11:47

Tarifat e reja të energjisë elektrike, Osmani kundër rritjes

Shkruar nga Pamfleti
Tarifat e reja të energjisë elektrike, Osmani kundër rritjes
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani do t’i drejtohet Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), në lidhje me tarifat e reja të energjisë elektrike në vend, që do të shqyrtohen nga ky rregullator, e që potencialisht mund të hynë në fuqi në muajin prill të këtij viti.

Tre kompanitë që merren me energjinë elektrike në Kosovë (KOSTT-i, KEDS dhe KESCO) kanë dorëzuar aplikimet e tyre për të hyrat e lejuara maksimale, duke kërkuar rritje të tyre, që përkthyer në përqindje, i bie se kanë kërkuar rreth 20% rritje të çmimit të rrymës në Kosovë.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani, ka thënë për RTKLive se “qëndrimi i Presidencës do të mbetet i njëjtë, nëse ka ndryshime ose rritje të tarifave”.

“Në rast se do të ketë ndryshime apo rritje të tarifave, qëndrimi ynë do të mbetet i njëjtë, ashtu siç ka qenë në çdo rast kur çështja e rritjes së çmimeve ka qenë në diskutim.

Në momentin që hapet thirrja për komente, do t’i dorëzojmë komentet tona si edhe vitet e kaluara, duke u udhëhequr nga interesi publik”, ka thënë Kupina.

osmani energjia cmime

Lini një Përgjigje