TAGS-AT E JAVËS

Kosova 3 Shkurt 2026, 16:24

Mosmiratimi i rezultateve të Listës Serbe në Kosovë, reagon BE-ja: Dështimi i KQZ-së, shqetësim serioz!

Shkruar nga Pamfleti

Mosmiratimi i rezultateve të Listës Serbe në Kosovë, reagon

Bashkimi Evropian ka shprehur “shqetësim serioz” lidhur me moskonfirmimin e rezultateve të Listës Serbe në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, duke kërkuar njëkohësisht depolitizimin e punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Në një deklaratë për media, një zëdhënës i BE-së ka kritikuar dështimin e KQZ-së për miratimin e rezultatit final të Listës Serbe, duke theksuar se ky proces duhet të zhvillohet në përputhje të plotë me standardet demokratike.

BE shpreh shqetësim serioz për dështimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për miratimin e rezultatit final për Listën Serbe në zgjedhjet e fundit parlamentare. BE-ja përsërit thirrjen për depolitizimin e punës së KQZ-së, në përputhje me raportin e Misionit vëzhgues të zgjedhjeve dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të punojnë së bashku, në përputhje me Kushtetutën”, thuhet në reagimin e Brukselit.

Më tej, zëdhënësi i BE-së ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së të gjithë deputetëve të zgjedhur në përbërjen e Kuvendit të ri të Kosovës.

“Është thelbësore që të gjithë deputetët e zgjedhur të marrin ulëset e tyre në Kuvendin e ri. BE rikujton se legjislatura e ardhshme e Kosovës duhet të përshpejtojë reformat e lidhura me BE-në dhe të ratifikojë marrëveshjet në kuadër të Planit të Rritjes, i cili është ende në pritje, në dobi të qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar zëdhënësi.

lista serbe be kqz

Lini një Përgjigje