TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Shkurt 2026, 20:42

Nju Jorku nderon Kosovën, miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë 

Shkruar nga Pamfleti
Nju Jorku nderon Kosovën, miraton rezolutë për 18-vjetorin e
Senati i shtetit të Nju-Jorkut

Senati i shtetit të Nju-Jorkut ka miratuar një rezolutë përkujtimore me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në rezolutë theksohet progresi i arritur nga Kosova që prej shpalljes së pavarësisë, si dhe miqësia dhe partneriteti i vazhdueshëm mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dokumenti vë në pah edhe rolin dhe kontributin e komunitetit kosovar në jetën ekonomike, kulturore dhe shoqërore të shtetit të Nju-Jorkut.

Senati i Nju-Jorkut përkujton të kaluarën e Kosovës dhe sakrificat e bëra për liri dhe pavarësi, ndërsa shpreh mbështetje për të ardhmen e saj si shtet i pavarur dhe sovran.

Rezoluta konsiderohet si një shenjë vlerësimi institucional për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe për diasporën kosovare në SHBA.

Miratimi i kësaj rezolute konfirmon mbështetjen e vazhdueshme politike dhe simbolike të institucioneve amerikane për Kosovën dhe rrugëtimin e saj shtetformues.

 

nju jorku kosova pavaresia rezolute

Lini një Përgjigje