
Eksperti i Sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi ka folur lidhur me incidentin incidenti në aeroportin e Shkupit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai tha se ky është provokim dhe se do ketë pasoja në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Shkupit.
“Kjo që ka ndodhur është vërtet një goditje e rëndë e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe njëkohësisht është një precedent i cili do të diskutohet ndoshta në të gjitha shtetet që kanë miqësi dhe marrëdhënie eventuale me Maqedoninë e Veriut.
Ka një protokoll standard të sigurisë për personat me autoritet të lartë siç është presidenti i shtetit ku ka një sigurim të mbrojtjes të afërt me veten i cili do të kryejë të gjitha procedurat që do ti kërkohet nga vendi ku do të pritej.
Por në asnjë mënyrë në këtë formë të kërkohet nga presidentja e shtetit telefoni i saj i cili do konsiderohet si problem civil më pas do ndikojë edhe në marrëdhëniet me dy shteteve”, tha Elezi për “Ora News”.
Lini një Përgjigje