
Maqedonia e Veriut ka reaguar pas incidentit të ndodhur në aeroportin e Shkupit, ku sigurimi ka tentuar ti marrë celularin presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka konfirmuar incidentin në aeroportin e Shkupit dhe konfrontimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me sigurimin, pasi kësaj të fundit iu kërkua të hapë valixhet e saj dhe të tregojë se çfarë kishte në to, por ka refuzuar.
“Jemi duke u marrë me rastin në fjalë. Do ketë kumtesë për media. Ka qenë më shumë keqkuptim, gjithçka është në rregull”, tha Mexhiti.
Bekim Kupina, këshilltari për media në Presidencën e Kosovës ka konfirmuar ngjarjen, duke theksuar se në Aeroportin e Shkupit nuk u respektuan rregullat ndërkombëtare për marrëdhënie diplomatike.
Sipas tij, kundër rregullave, pala maqedonase mori çantën personale të presidentes, ndonëse ekipi i saj lejoj për të kaluar në sallën VIP, e cila ishte rezervuar nga Ambasada e Kosovës.
Në njoftimin zyrtar thuhet se kishte një tendencë për të provokuar delegacionin e Kosovës dhe se presidentja e njoftoi kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, mbi këtë skandal diplomatik.
Lini një Përgjigje