TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Gusht 2024, 12:33

Takimi me ambasadorët e QUINT-it, Albin Kurti: Ura në Ibër duhet të hapet, është në shërbim të të gjithëve

Shkruar nga Pamfleti

Takimi me ambasadorët e QUINT-it, Albin Kurti: Ura në Ibër duhet

Kryeministri Albin Kurti sot ka pritur në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Ata shkuan në Qeveria për t’ia dhënë mesazhin Kurtit se nuk e mbështesin hapjen e urës në këtë kohë.

Ndërkohë, qeveria e Kosovës përmes një njoftimi ka thënë se ura duhet të hapet dhe se konsultimet janë duke vazhduar, ndërsa shtoi qëndrimin e saj se kjo lëizje nuk është kundër askujt, por për liri të lëvizjes.

“Konsultimet dhe koordinimi vazhdojnë. Siç thuhet në planin e Bashkimit Evropian për rivitalizimin e urës, ura e Mitrovicës mbi Ibër do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve në Kosovë. Në po atë plan thuhet se “riviitalizimi i saj do të kontribuojë shumë në lehtësimin e kontakteve ndërmjet të gjithë qytetarëve të Mitrovicës së Veriut dhe Jugut dhe kështu do të kontribuojë në shkëmbime dhe mirëkuptim”. Andaj ura duhet të hapet. Ajo është në shërbim të të gjithëve, dhe nuk është kundër askujt. Liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nuk e rrezikojnë paqen dhe sigurinë, përkundrazi.  Ura është simbol i lëvizjes së lirë, e që është vlerë dhe liri themelore e Bashkimit Evropian. Ura është simbol i integrimit, e që është punë e përbashkët e Kosovës me partnerët tanë. Qeveria është edhe për lëvizje të lirë edhe për integrim të qytetarëve”, thuhet në këtë njoftim.

Lini një Përgjigje