TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Tetor 2023, 10:15

Sulmi terrorist në Veri, Vuçiç nxjerr justifikim të ri: Armët do t’u shpërndaheshin banorëve serbë për t'i rezistuar regjimit të Kurtit

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi terrorist në Veri, Vuçiç nxjerr justifikim të ri:

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se shërbimet serbe po rindërtojnë atë që ndodhi më 24 shtator në Banjskë, kur një grup terroristësh të organizuar sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë një prej tyre dhe duke plagosur tre të tjerë.

Duke folur për mënyrën se si filloi gjithçka, Vuçiç u shpreh se një grup serbësh fillimisht vendosën dy kamionë nëpër urë, pra një barrikadë, por dyshohet se mes tyre ishin vendosur eksplozivë.

Presidenti serb për herë të parë deklaroi se një pjesë të armëve do t’u shpërndaheshin disa banorëve, në mënyrë që ata t’i rezistonin terrorit të cilin ai vazhdimisht pretendon se po ia bën qeveria e Kosovës serbëve që jetojnë në Kosovë.

Nuk mendoj se është planifikuar asgjë për atë mbrëmje, as të nesërmen, as të pasnesërmen”, tha Vuçiç.

Ai thekson se pas vendosjes së barrikadave është urdhëruar largimi i tyre nga efektivët e policisë.

“Ata hasën në eksploziv që hodhën në erë dy policë, njëri prej të cilëve u plagos dhe tjetri u vra. Më pas mendoj se i treti hapi zjarr dhe e qëlluan edhe atë, sepse ishin afër dhe nuk mund të shpëtonin nga kamioni, dhe kështu filloi gjithçka”, u shpreh Vuçiç, duke përsëritur edhe një herë se vrasja e policit nuk ishte e planifikuar.

Ai vazhdon ta mohojë se polici i Kosovës është vrarë me armë zjarri.

“Është marrëzi që një polic është vrarë nga 300 metra larg. Atë e bëjnë sepse kanë llogaritur se Radoiçiç nuk ka mundur ta eliminojë, pra kanë llogaritur se duhet të jetë 300 metra, sepse ai ka qenë diku 300 metra larg. Këto janë lojërat e tyre”, tha Vuçiç.

vucic kurti arme justifikim

Lini një Përgjigje