TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Tetor 2023, 07:44

Vuçiç sulmon Vjosa Osmanin: Ajo është më keq se Albin Kurti për serbët

Shkruar nga Pamfleti
Vuçiç sulmon Vjosa Osmanin: Ajo është më keq se
Aleksandër Vuçiç

“Vjosa Osman është edhe më keq se Kurti kur bie fjala për qëndrimin e saj ndaj serbëve dhe Serbisë. Kurti i tërheq të gjitha fijet, por Osmani është më e rrezikshme se ai”.

Kështu është shprehur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë një interviste me CNN.

Vuçiç përsëriti frazat e njohura me të cilat argumentoi sulmin terrorist në veri të Kosovës dhe ia hodhi të gjithë fajin Prishtinës dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkohë Vjosa Osmani, po në një intervistë për CNN, deklaroi se Serbia po mundohet që t’i hapë Vladimir Putinit një front të ri në Ballkanin Perëndimor.

Duke folur për sulmin ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një efektiv, Osmani u shpreh: “Plani i mirëmenduar ishte përgatitur për një aneksim të veriut të Kosovës si ai i Krimesë. Serbia kërkon të lejojë Putinin që të hapë një front të ri në Ballkanin Perëndimor. Është e rëndësishme që kjo të ndalet duke sanksionuar Serbinë. Nëse nuk ka dënim për Serbinë, ajo do të vazhdojë me këto agresione”.

Sipas Osmanit, “provat tregojnë se udhëheqësit e Serbisë kanë lidhje direkte me atë që ndodhi në veri të Kosovës. Në bazat ushtarake të Serbisë janë stërvitur këto grupe terroriste. Armët që u përdorën nga ata kanë ardhur nga ushtria e Serbisë”.

vjosa osmani vuçiç

Lini një Përgjigje