TAGS-AT E JAVËS

Kosova18 Maj 2026, 12:29

I ndalohet hyrja/ Çfarë ndodhi në SHBA me Egzon Ibrahimin, adhuruesin e Ergoganit

Shkruar nga Pamfleti
I ndalohet hyrja/ Çfarë ndodhi në SHBA me Egzon Ibrahimin,
Egzon Ibrahimi dhe Erdogan

Qendra islame që e kishte ftuar njoftoi shtyrjen e aktiviteteve, ndërsa autoritetet amerikane nuk dhanë shpjegim publik për rastin

Hafiz Egzon Ibrahimi, recitues i njohur i Kuranit nga Kosova, nuk është lejuar të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas mbërritjes në aeroportin e Bostonit. Sipas raportimit të “Ma Shqip”, 24-vjeçari është ndaluar nga autoritetet amerikane të emigracionit dhe më pas është kthyer me fluturimin e parë drejt vendit nga kishte udhëtuar.

Referuar burimeve pranë emigracionit në Boston raportohet se Ibrahimi, megjithëse kishte vizë të vlefshme amerikane të lëshuar nga Ambasada e SHBA në Prishtinë, është marrë në pyetje nga oficerët kufitarë dhe më pas i është refuzuar hyrja në territorin amerikan. Deri tani nuk është bërë publike arsyeja zyrtare e vendimit.

Ngjarja u konfirmua edhe nga “Al Huda Community Center”, qendra islame në Chelsea të Bostonit që kishte organizuar aktivitetet e planifikuara me pjesëmarrjen e tij. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, qendra njoftoi fillimisht se “Qari Egzon nuk u lejua të hynte në SHBA, pavarësisht se kishte një vizë të vlefshme”, duke shtuar se turi në SHBA ishte anuluar për momentin.

Postimi i parë u publikua rreth orës 12:30 me orën lokale në SHBA. Më vonë, reagimi u editua dhe formulimi ndryshoi. Në versionin e dytë, qendra shmangu referimin e drejtpërdrejtë ndaj refuzimit të hyrjes dhe njoftoi vetëm se turi ishte shtyrë deri në një njoftim tjetër, ndërsa po punohej për ricaktimin e datave të aktiviteteve.

“Al Huda Society”, organizata që administron qendrën islame në Chelsea, funksionon prej më shumë se 20 vitesh si xhami, shkollë fetare dhe qendër aktivitetesh për komunitetin mysliman në Massachusetts. Aty zhvillohen ligjërata fetare, mësime të Kuranit dhe programe për të rinjtë.

Sipas raportimit të “Ma Shqip”, autoritetet amerikane nuk kanë bërë asnjë koment publik për rastin. Ligji amerikan i emigracionit u jep oficerëve kufitarë kompetencë të refuzojnë hyrjen e një personi edhe kur ai disponon vizë të vlefshme.

I ndalohet hyrja/ Çfarë ndodhi në SHBA me Egzon Ibrahimin,

Raporti përmend gjithashtu se pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, kontrollet në aeroportet dhe pikat kufitare amerikane janë ashpërsuar ndjeshëm, megjithëse nuk është konfirmuar ndonjë lidhje konkrete mes kësaj politike dhe rastit të Ibrahimit.

Hafiz Egzon Ibrahimi kishte planifikuar një tur me disa aktivitete fetare në qendra islame në SHBA. Pas ndalimit në aeroportin e Bostonit, i gjithë programi u anulua. Vetë ai nuk ka reaguar ende publikisht për ngjarjen.

24-vjeçari nga Kosova është bërë i njohur në rrjetet sociale dhe në qarqe fetare islame për recitimet e Kuranit dhe pjesëmarrjen në kompeticione ndërkombëtare. Ai interpreton gjithashtu ilahi në gjuhën shqipe me elementë muzikorë, çka ka sjellë debat në qarqe të ndryshme fetare. Së fundmi kishte marrë pjesë edhe në një aktivitet në Turqi ku ishte i pranishëm presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

 

egzon shba hafiz

2 Komente

  1. v
    vk

    Who the fuck is this!!!

    1. B
      Babloku

      Ta kthejn direkt ke Erdogani e le ta mbajne ne anadoll

      Lini një Përgjigje