TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Tetor 2024, 15:15

Grafitet denigruese kundër Fadil Gecit; reagon ashpër i vëllai, shpërthen kopsat e këmishës live: Hajdeni, këtu jam! (Foto/Video)

Shkruar nga Pamfleti

Grafitet denigruese kundër Fadil Gecit; reagon ashpër i vëllai,

Grafite denigruese dhe fyese për ish-deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Geci, janë shfaqur sot në Prishtinë. Grafitet lidhen me dëshminë e Gecit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Gani Geci ka reaguar ashpër pas grafiteve denigruese që janë shfaqur në Prishtinë kundër vëllait të tij, Fadil Geci, pas dëshmisë që dha për tre ditë rresht para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Në një deklaratë para gazetarëve, Geci ka shpërthyer edhe kopsat e këmishës e është drejtuar atyre që kanë bërë këto grafite duke thënë “Ku janë, kqyre ku janë, a po e shihni këtë gjoks. Ku janë ata hajna, hajdi këtu. Gani Geci o këtu përditë”, raporton Express.

Grafitet denigruese kundër Fadil Gecit; reagon ashpër i vëllai,

Lajmi është bërë i ditur nga policia e Kosovës.

“Sapo lajmërova rastin në Polici. Ky rast është nxitje e urrejtjes, nxitje për vrasje sipas Kodit Penal. Po besoj që Policia kishin pas nis hetimet, po meqë vëllau jem s’është këtu e lajmërova unë rastin”, ka deklaruar Geci.

Ai tha se vëllai i tij ka dëshmuar të vërtetën para Gjykatës Speciale të Republikës së Kosovës të formuar nga Hashim Thaçi.

Geci gjithashtu ngriti dyshime edhe për ata që mund t’i kenë shkruar këto grafite.

“Këto grafite denigruese unë mendoj se janë të inicuara nga një organizatë “Liria ka emër”, e në pastë liria emrin “Hashime”, vallahi unë këto Hashimet kom qejf me i punu”, tha Geci.

I pyetur nëse do të shkojë edhe ai të dëshmojë, Geci tha se do të shkojë nëse ftohet dhe se do t’i mbulojë shpenzimet vetë.

“Vallahi a besoni që biletën kom me pagu vetë, e hotelin vetë vec mos t’më thirrshin. Unë pa letër s’muj shkoj”, ka thënë ai.

Grafitet denigruese kundër Fadil Gecit; reagon ashpër i vëllai,

Lini një Përgjigje