TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Tetor 2024, 18:42

Të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, lihen në burg Naim Murseli dhe dy bashkëpunëtorët

Shkruar nga Pamfleti

Të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, lihen në burg Naim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar edhe për dy muaj të tjerë masën e paraburgimit për Naim Murselin, Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Për tre të akuzuarit u vendos vazhdimi i masës së paraburgimit deri më 24 dhjetor 2024.

“Ju njoftojmë se me datë 24.10.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale ndaj të pandehurve N.M, G.P dhe K.K. Të pandehurve N.M, G.P dhe K.K iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej (2) muaj për secilin, e cila masë do ju zgjasë deri me datë 24.12.2024”, deklaroi Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Fillimisht, tre të dyshuarve, Gjykata Themelore në Prishtinë më 3 dhjetor 2023, u kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, vendim të cilin e kishte lënë në fuqi edhe Gjykata e Apelit.

Të akuzuarit të katërt në këtë rast, T.D., më 11 dhjetor 2023 i është caktuar masa e paraburgimit. Ai u arrestua më 9 dhjetor, i dyshuar se ia shiti armën dorasit.

Ndryshe, për të dyshuarin e katërt, T.D, Gjykata kishte marrë vendim që t’i ndërpritet masa e paraburgimit dhe të mbrohet në liri pasi ai kishte paraqitur ankesë kundër vendimeve të dy gjykatave më të ulëta të cilat e linin në paraburgim.

Ende nuk dihen arsyet se pse ka ndodhur vrasja e Ademajt, e cila kishte nënshtetësi suedeze bashkë me burrin e saj dhe dy djemtë.

Lini një Përgjigje