TAGS-AT E JAVËS

Kosova18 Shkurt 2026, 21:25

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Artan Fuga: Kjo historia e dhomave speciale, një paradoks i vërtetë!

Shkruar nga Pamfleti
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Artan
Artan Fuga

Në prag të 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kërkesa e Prokurorisë Speciale në Hagë për dënimin me 45 vite burg për secilin prej ish-krerëve të UÇK-së, ka ngritur debate të forta në trevat shqiptare.

Për akademikun Artan Fuga, çështja aktuale në Hagë dëshmon një paradoks të madh, ku organe të drejtësisë, si Dhomat e Specializuara, gjykojnë në emër të Kosovës, por funksionojnë të shkëputura plotësisht nga shoqëria dhe interesat e saj.

I ftuar në emsionin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të “Pamfletit”, Fuga tha se kjo situatë krijon një ndarje mes aktit juridik dhe kontekstit shtetëror e kombëtar nga i cili buron. Ai theksoi se ashtu si trupi i Ali Pashës që mbeti në Janinë ndërsa koka iu dërgua në Stamboll, ashtu edhe shteti i Kosovës paraqitet me një dualizëm problematik; ku "trupi", pra shteti dhe institucionet e tij, ndodhet në Kosovë, ndërsa "koka", që në këtë rast simbolizon drejtësinë supreme, ndodhet në Hagë.

Pjesë nga intervista:

-E kam një kërkesë për koment. Marr shkas edhe nga me rastin e 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Mbi atë çfarë po ndodh sot në Hagë me ish-krerët e UÇK-së. Prokuroria atje dha një pretencë të frikshme, plot 45 vjet burg për gjithsecilin. Do të doja një koment.

Artan Fuga: Komenti im është ky, që kjo tregon brishtësinë shumë të madhe që ka shteti i Kosovës sot. Që do të thotë ka organe të drejtësisë, siç është kjo, kjo historia e dhomave, të cilët gjykojnë në emër të Kosovës. Ndërkohë që janë krejtësisht të shkëputura dhe nga shoqëria, dhe nga interesat. Pavarësisht se drejtësia duhet të gjykojë në bazë të ligjit.

-Pavarësisht Kosovës, e gjithë logjika?

Artan Fuga: Origjina dhe fakti për mua janë dy të ndara. Pra, në origjinë mund të varesh nga diçka, pra vjen një shkak, por ky shkak pastaj merr pavarësi nga origjina. Dhe kjo ndodh. Çka do të thotë? Ne shikojmë që shteti i Kosovës është sot, në këtë rast, si trupi dhe koka e Ali Pashë Tepelenës. Trupi në Janinë, koka në Stamboll. Pra, shteti është në Kosovë, koka është në Hagë. Ky është problemi jashtë fatit individual.

fuga uÇk paradoks

Lini një Përgjigje