TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Gusht 2023, 16:00

Çfarë tha Albin Kurti në Tetovë që "ndezi gjakrat" në Shkup dhe Beograd?

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë tha Albin Kurti në Tetovë që "ndezi
Albin Kurti në Tetovë

Vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në dy komunat me shumicë shqiptare, Tetovë dhe Çair ka bërë më dhimbje koke politikën në Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Kosovë.

Por çfarë tha Albin Kurti në Tetovë që nervozoi liderët fqinj?

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës së tij në dy komunat shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Tetovë e Çair, ka folur kryesisht për projektet infrastrukturore që do t’i lidhin Tetovën e Prizrenin. Për këtë rrugë, Kurti bëri thirrje që të intensifikohen punimet.

Por, ai dha edhe disa mesazhe politike para tetovarëve në mbrëmje gjatë një tubimi ku kryeministri kosovar mbajti një fjalim.

Kurti atje tha se Maqedonia e Veriut duhet të jetë larg Serbisë, e më afër Kosovës.

“Aleanca veriatlantike NATO’ja, Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar janë platforma vlerore e cila na sjell mbrojtje e siguri sidomos në këtë kohë kur imperializmi rus e riktheu luftën në kontinentin tonë europian. Maqedonia e Veriut, sa më afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë e sa më larg Serbisë, e cila nuk po distancohet as nga Milosheviqi e as nga Putini – aq më afër ajo, aq më afër Maqedonia e Veriut do të jetë anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe aq më i sigurt do të jetë rajoni i ynë i Ballkanit. E për këtë ne duhet ta ndihmojmë dhe duhet ta përkrahim Maqedoninë e Veriut”, tha Kurti.

Ndërkohë Qeveria e Shkupit, ka kërkuar të nisin hetimet për flamujt “Autoctonus”në Tetovë që u shfaqën në vizitën e Kurtit dhe është kontaktuar gjithashtu edhe Ambasadori i Kosovës.

Në reagimin e zyrës së kryeministrit Dimitar Kovaçevski, thuhet se vendosja e flamujve që nuk janë kombëtar është në kundërshtim me protokollet dhe ligjet për organizimin e manifestimeve në prani të shtetarëve të vendeve të huaja.

Nga kabineti i Kovacevksit kanë dënuar faktin se në këtë vizitë nuk është kënduar himni e as nuk është vendosur flamuri i Maqedonisë së Veriut.

 

kurti tetovë rmv

Lini një Përgjigje