TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Janar 2024, 08:22

Dyshohet se spiunonte për llogari të Shqipërisë dhe Kosovës, Serbia arreston zyrtarin e lartë

Shkruar nga Pamfleti
Dyshohet se spiunonte për llogari të Shqipërisë dhe
Adis Dazdareviç

Adis Dazdareviç, zyrtar i lartë dhe kandidat për këshilltar komunal i Aleancës Boshnjako-Serbe në zgjedhjet e fundit lokale në Novi Pazar është arrestuar.

Sipas SanxhakPress, ai dyshohet se është pjesë e një rrjeti spiunazhi të organizuar nga D.R. në territorin e Serbisë dhe se me urdhër të tij po grumbullonte të dhëna dhe informacione të rëndësishme për shërbimin inteligjent të Shqipërisë dhe Kosovës.

Të dhënat e mbledhura nga Dazdareviç janë dorëzuar te D.R., i cili më pas i ka përcjellë në shërbimet inteligjente të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe për këtë  “shërbim” është shpërblyer me para

Gjatë kontrollit të lokalit të cilin e ka shfrytëzuar Dazdareviçi, janë gjetur një sërë sendesh që kanë të bëjnë me kryerjen e veprës penale.

shqipëri kosovë serbi arrestohet zyrtari i lartë

Lini një Përgjigje