
Hapja e koridoreve ajrore mes Kosovës e Shqipërisë është historike sipas kryeministit Albin Kurti.
Gjatë ceremonisë zyrtare të zhvilluar sot, Kurti tha se ky hap e sjell Kosovën më afër normalizimit të hapësirës së poshtme të saj ajrore.
“Duke shkurtuar trajektoren e udhëtimeve për dhe nga Kosova, koha e udhëtimit ulet me 8 deri në 12 minuta. Reduktimi i kohës së fluturimit përkthehet në ulje të konsiderueshme të konsumit të karburantit, duke minimizuar kështu emetimin e dioksidit të karbonit”, tha Kurti.
Por këto nuk janë përfitimet e vetme pasi sipas Kurit do të ketë edhe çmime më të përballueshme pë biletat e fluturimeve.
Më 5 janar, ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se janë hapur korridoret ajrore me Shqipërinë.
Që prej vitit 1999, fluturimet nga dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës realizoheshin vetëm nëpërmjet koridorit ajror që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.
Marrëveshja me Shqipërinë për shfrytëzimin e koridorit ajror u arrit në vitin 2020 por nuk u zbatua më herët pasi pritej përfundimi i proçedurave teknike dhe miratimi nga misioni i NATO-s në Kosovë.
Lini një Përgjigje