TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Janar 2024, 14:03

Vrasja e Liridonës, merret në pyetje nën masa të rrepta sigurie nipi i Naim Murselit

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Liridonës, merret në pyetje nën masa të rrepta

Ditën e sotme, pjesëtari i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kushtrim Kokalla, i cili bashkëpunoi me kushëririn e tij, Naim Murseli për të vrarë bashkëshorten e këtij të fundit, Liridona Ademaj, është paraqitur para prokurorisë së Shtetit.

Kushtrim Kokalla u arrestua nga Policia e Kosovës, si i dyshuari i tretë për vrasjen e Liridona Ademajt.

Kokalla, pjesëtar i FSK-së, dyshohet se ka bashkëpunuar me Naim Murselin, bashkëshortin e Liridonës, dhe Granit Plavën, dorasin, në vrasjen e 30 vjeçares

Kujtojmë që, pjesëtari i FSK-së është arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar nën dyshimin për veprën penale (marrëveshje për të kryer veprën penale, Vrasja e rëndë”.

Raportohet se Kokalla ka siguruar armën më të cilën u vra Liridona, ku ekzekutori ishte Granit Plava.
Ai është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Dyz, nën forca të shumta sigurie.

Liridona u vra në 29 nëntori 2023 , teksa po udhëtonte me bashkëshortin dhe fëmijët e saj drejt shtëpisë në Prishtinë.

Naim Murseli për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridonës, i kishte premtuar tashmë ekzekutuesit, Granit Plava 30 mijë euro.

Gjykata gjithashtu bëri të ditur se ishte vetë Naimi ai i cili e kishte pajisur Granitin me armën që u krye krimi.

Natën e 29 nëntorit 2023, rreth orës 20:25 Granit Plava papritmas dhe me maskë në kokë e armë në dorë, shfaqet para veturës së Naim Murselit e cila po drejtohej nga ai, ku pasagjere ishte Liridona dhe dy fëmijët e tyre.

Ashtu siç e konfirmon Gjykata, Naim Murseli merr dy fëmijët, del nga vetura dhe largohet nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur, ndërsa e ndjera Liridona kishte mbetur brenda në veturë, ku pas pak nga një afërsi qëllohet për vdekje nga Graniti me një plumb në qafë.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.M me dashje që ta privojë nga jeta në mënyrë dinake bashkëshorten e tij, ishte marrë vesh me të pandehurin G.P për ta vrarë tani të ndjerën L.M, ku paraprakisht i pandehuri N.M e kishte pajisur me armë të pandehurin G.P dhe kishin inskenuar veprën penale të Grabitjes, e cila është realizuar me datë 29.11.2023 rreth orës 20:25 minuta , në fshatin Bernicë, Komuna e Prishtinës, në atë mënyrë që derisa i pandehuri N.M ishte duke lëvizur me veturën e tij, në të cilën kanë qenë e ndjera L.M dhe dy fëmijët e tyre, papritmas ka dalë para veturës i pandehuri G.P me maskë në kokë dhe revole në dorë, ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri N.M me fëmijët kishin dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur, ndërsa në veturë kishte mbetur tani e ndjera, të cilën i pandehuri G.P e kishte qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë dhe si pasojë e plagës vdekjeprurëse, e ndjera L.M kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa për këto veprime i pandehuri N.M, paraprakisht i kishte premtuar të pandehurit G.P shumën e të hollave prej 30,000.00 €”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

nipi i naim murselit vrasja e liridonës

Lini një Përgjigje