TAGS-AT E JAVËS

Kosova23 Janar 2024, 18:05

Sherri nisi për radhën te berberi, zbardhet dëshmia e dy të dyshuarve për vrasjen makabre të 18-vjeçarit në Podujevë

Shkruar nga Pamfleti

Sherri nisi për radhën te berberi, zbardhet dëshmia e dy të

Dy të miturit të cilët dyshohen për vrasjen e 18-vjeçarit L.F., rasti fillimisht ishte kualifikuar si “Vrasje në tentativë”, në seancën dëgjimore  të mbajtur më 15 janar 2024 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundërshtuan kërkesën për caktimin e paraburgimit dhe dhanë versionet e tyre për ngjarjen.

Kërkesa e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj dy të miturve, është bërë më 15 janar 2024, po atë ditë Gjykata mori vendim për caktimin e kësaj mase, kur tani i ndjeri ishte duke u trajtuar në QKUK, i cili më 20 janar ndërroi jetë, duke bërë që pas kësaj rrethane, vepra penale të ricilësohet nga “Vrasje në tentativë” në “Vrasje”.

Në vendimin e Gjykatës, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se i mituri i parë e ka kundërshtuar kërkesën për caktimin e paraburgimit, me pretendimin se fillimisht në ditën kritike e kishte hapur xhamin e makinës dhe e kishte pyetur viktimën, se ‘pse më shave dje’, nga ana tjetër e rrugës ku kishte qenë L.F.

Pas pyetjes, sipas të miturit të parë, L.F, i kishte kërkuar nga ai që të ndalë makinën dhe të sqarohen, ku sipas tij, kur është afruar viktima, i ka shkaktuar plagë me thikë në këmbë.

Kur jam afruar ai ka goditur me thikë gomën e makinës dhe ka hapur derën e makinës dhe më ka sulmuar me thikë ku dhe më ka plagosur në këmbë, po ashtu dhe xhupin e kam të shqyer se disa herë u mundua të më sulmojë. I dyshuari i dytë ka qenë me mua dhe ai ka dalë nga makina, ku i ka kapur dorën L. Dhe kemi ikur 10 metra dhe më pas kemi ikur me makinë dhe me gomën e shpuar për 10 metra”, ka deklaruar i dyshuari i parë.

Pas atij sherri, i dyshuari i dytë thuhet se deklaroi që e kishte parë një shkop dhe kishte ndjekur me makinë L.F.

“Kemi hipur në makinë dhe kemi ndjekur L, dhe kur na ka parë ka pasur një thikë në dorë, në ato momente dola prej vetes, jam munduar me ndaluar makinën por makina nuk e ka prekur L., dhe i kam gjuajtur me shkop në dorë ku ka pasur thikën dhe i kam thënë të lëshoj thikën por nuk e ka lëshuar dhe e ka mbajtur në drejtimin tim, më pas e kam goditur me shkop mbrapa kokës, ndoshta në anën e djathtë”, thuhet më tej të ketë deklaruar i dyshuari i parë.

Sipas tij, nuk e kishte parë kur ka dalë nga vetura i dyshuari tjetër (i dyshuari i dytë), dhe as nëse e kishte goditur edhe ai L.F.

Por, kishte pranuar se mosmarrëveshja kishte filluar pasi që sipas tij tani i ndjeri ia kishte “zënë rendin te berberi dhe e kishte sharë”.

E kundërshtoj kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, vetë jam dorëzua në polici kam shkuar në spital iu kam thënë policisë vetë jam dorëzuar, nuk jam munduar të iki, mosmarrëveshja kishte ndodhur një ditë përpara sepse L., më kishte zënë radhën te berberi dhe më ka sharë mua”, kishte deklaruar i dyshuari i parë para gjykatës.

Edhe mbrojtësi i të dyshuarit të parë, avokati Veton Rrecaj e kishte kundërshtuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, me arsyetimin se mungojnë të gjitha parakushtet e parapara ligjore për caktimin e kësaj mase.

lulzim fejzullahu vrasja makabër

Lini një Përgjigje