
Pas vizitës të enjten e kaluar në varrin e Jasharëve në Prekaz, avokati serb Cedomir Stojkovic tha se u ndalua nga inspektorët e shërbimit inteligjent të Serbisë.
Avokati, i cili vendosi lule te varri i vajzës së mitur Blerina Jashari, i ka quajtur aktet ndaj tij dhe deklaratat e Vuçiç, si të dala nga koha e mesjetës.
“Më ndaluan, prita të vinin inspektorë nga shërbimi inteligjent i Serbisë dhe më pas u mora në pyetje se për cilën arsye isha në Kosovë. Më pyetën “A e di që e tradhtove vendin duke vendosur lule te varri i Jasharëve?” Marrja në pyetje zgjati 4 orë, në kufirin midis Serbisë dhe Maqedonisë. Kam dëgjuar edhe deklaratat e presidentit të Serbisë se nuk mund të lejojë që të vendosen lule mbi viktimat shqiptare. Kjo është një deklaratë si në mesjetë. Është persekutim vetëm sepse vendosa lule në varrin e një vajze të vogël. Vuçiç ka të njëjtin opinion për shqiptarët si Hitleri për hebrenjtë. Unë e prisja të arrestohesha, por nuk i prisja këto fjalë nazistësh”, tha avokati në një intervistë për Euronews Albania.
Lini një Përgjigje