
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë masën e sigurisë për dy të miturit që dyshohen si autorë të vrasjes së 18-vjeçarit Lulzim Zejnullahu.
Të dyshuarit Artiol Abdullahut dhe Elton Kadrit do të qëndrojnë në paraburgim.
“Është marrë vendimi ndaj tyre, tashmë iu është caktuar masa dhe janë dërguar në mbajtje”, ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi për KosovaPress.
18-vjeçari humbi jetën të shtunën si pasojë e dhunës që ushtruan ndaj tij dy të miturit.
Kryetari i Podujevës në konferencën për mediat që mbajti gjatë të hënës tha se njëri prej dy autorëve është i dënuar me 3 vjet burgim për një rast të mëparshëm.
Lini një Përgjigje