
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ministrat Xhelal Sveçla, Albulena Haxhiu dhe deputeti Fitim Haziri kanë shkuar për ngushëllime te familja e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu që u vra disa ditë më parë.
“Ndamë dhimbjen me familjen dhe të afërmit, si dhe u shprehëm mbështetjen tonë të plotë për tejkalimin e kësaj dhimbjeje që na pikëlloi thellësisht të gjithëve. Zoti ju dhëntë durim e forcë familjes! Urojmë që drejtësia ta thotë fjalën e saj në mënyrë meritore”, tha kryeministri Kurti.
Lulzim Fejzullahu, 18-vjeçari nga Podujeva, gjashtë ditë më parë u godit me makinë nga persona të dyshuar të cilët më pas e dhunuan për vdekje me shufra metalike.
Fejzullahu u dërgua për trajtim në Spital, pasi mori lëndime të rënda nga dy persona të dyshuar. Si pasojë e plagëve të marra Lulzimi ndërroi jetë të shtunën në QKUK.
Lini një Përgjigje