
Ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji në Serbi.
Ai u arrestua nga autoritetet serbe në Merdarë 3 ditë më parë, pas akuzave për krime lufte në vitet 1999.
Avokati i tij Xhevdet Smakiqi konfirmoi se lajmin dhe zbuloi se po ashtu do të apelohet masa e vendosur ndaj klientit të tij.
“Ai ndodhet në Beograd në qendrën e paraburgimit. Mbrëmë vonë unë kam marrë informacion nga avokati i caktuar nga shteti serb që i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh dhe tash ka për të ushtruar ankesë”, u shpreh Smakiqi.
Dakaj akuzohet nga Prokuroria serbe se ka kryer krime lufte si në vitin 1999 kur ai ishte vetëm 19 vjeç.
Lini një Përgjigje