TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Prill 2024, 17:49

“Duhet të provojmë çdo mënyrë”, Vuçiç krijon një ekip ‘ad-hoc’ për të penguar anëtarësimin e Kosovës në KiE!

Shkruar nga Pamfleti

“Duhet të provojmë çdo mënyrë”,

Mendoj se ne kemi ende një shans të vogël, dhe kjo është arsyeja pse unë po ju kërkoj të luftoni më fort se kurrë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka bërë thirrje Qeverisë, që të formojë sa më parë një ekip që do të luftojë kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KE).

Ai shtoi se duhet luftuar sa më fort për t’i prishur punë Kosovës edhe pse e pranoi se shanset janë minimale.

"Unë po ju kërkoj që urgjentisht të formoni një ekip që do të luftojë. Nuk kemi ndonjë shans. Kjo është arsyeja pse duhet krijuar një ekip që do të merret me të, do t'i informojë të gjithë për qëndrimin dhe bisedën e Serbisë, dhe unë do të flas me Macron dhe të paktën 10 liderë evropianë. Është e rëndësishme të flasim dhe nuk besoj se do t'ia dalim. Ajo që na mbetet është të luftojmë. Ky miratim i rezolutës nuk është i drejtë”, tha Vuçiç, raporton "B92".

Presidenti serb ju kërkoi të tijve që të punojnë fortë me politikën e jashtme dhe të shpërndajnë propagandën e tyre sa më shumë të jetë e mundur. Ai shtoi se data 11 maj do të jetë afati i fundit dhe se duhet të punohet fort për të mos lejuar anëtarësimin e Kosovës në KiE.

"Unë po ju kërkoj të përfshiheni në fushën e politikës së jashtme, të luftoni. Aty ku kemi vende ku mendojmë se mund të flasim, unë personalisht do t'i thërras presidentët e atyre vendeve. Data 11 maj do të jetë vendimi përfundimtar, vendimtar në Këshillin e Evropës. Mendoj se ne kemi ende një shans të vogël, dhe kjo është arsyeja pse unë po ju kërkoj të luftoni më fort se kurrë. Ju lutemi angazhohuni për të, është e një rëndësie vendimtare për ne. Do të ketë anëtarë të BE-së që e kanë njohur Kosovën dhe jam i sigurt se mund të sigurohemi që ata të mos votojnë pozitivisht”, tha Vuçiç.

vuçiç

Lini një Përgjigje