
Policia e Kosovës ka nisur procedurat për konfiskimin e pasurive të Milan Radoiçiç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për sulmin në Banjskë.
Ditën e djeshme Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bëri me dije se ka nisur zbatimin e urdhrit për konfiskimin e pasurive të paluajtshme të Radoiçiç. Sot ka nisur konfiskimi i banesës dhe restorantit në Mitrovicën Veriore.
“Ministria e Drejtësisë, përmes zyrtarëve të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, kanë nisur zbatimin e Urdhrit Ndalues përfundimtar me masë të përkohshme, lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin Banjska. Agjencia ka filluar identifikimin e pasurive të përmendura në Urdhrin e sipërpërmendur, duke përfshirë edhe vilën e cila konsiderohej të ketë qenë e kryekriminelit, Milan Radojiçiç tek Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok dhe pasuritë e tjera, në përputhje me Ligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, si dhe me Urdhrin e Gjykatës”, shkroi Haxhiu në Facebook.
Lini një Përgjigje