
Qeveria e Kosovës ka vendosur të marrë zyra të reja për ambasadën e saj në Britani. Mësohet se Albin Kurti ka blerë një rezidencë me vlerë 7.412 milionë euro në Hyde Park, dikur në pronësi të komedianit Spike Milligan.
Prona e artit dhe artizanatit në Bayswater është blerë nga Kosova pas një marrëveshjeje të rënë dakord nga ambasadori i vendit tonë atje, Ilir Kapiti. Ambasada e Kosovës aktualisht ndodhet në rrugën “John Street” në Holborn, raporton “The Telegraph”.
Milligan dhe shoku i tij skenarist Eric Sykes blenë pronën prej mbi 529 metrash katrorë në vitin 1962, duke e bërë atë selinë e kooperativës së tyre të komedisë “Associated London Scripts”.
Skenaristit të “Doctor Who”, Terry Nation, i lindi ideja për “Daleks” ndërsa punonte në katin e dytë të ndërtesës dhe e njëjta u përdor edhe nga Dennis Spooner për të shkruar skenarë për seritë “Thunderbirds” dhe “Stingray”.
Milligan – bashkë-krijuesi i “The Goon Shoë” dhe autori i “Adolf Hitler: My Part in his Doënfall” – ia shiti hisen e tij të rezidencës në fillim të viteve 1970 tek Sykes, i cili vazhdoi të punonte në zyrën e tij të katit të parë deri shumë pak kohë para vdekjes së tij në vitin 2012. Më pas prona i kaloi familjes Sykes.
Rezidenca, e cila është ndërtuar në vitet 1890, ka një sërë dhomash të mëdha në katin e parë dhe të parë, tavane të larta dhe dritare të larta dhe ndodhet në një nga zonat më të kërkuara të ambasadave.
Stafi i ambasadës së Kosovës synon të zhvendoset në ndërtesë pasi të përfundojë puna e rinovimit.
Lini një Përgjigje