
Përfaqësuesi i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak ka folur për situatën mes dy vendeve.
Lajçak në një intervistë për mediat serbe, është shprehur se të dyja shtetet duhet t’i përmbahen marrëveshjeve të rëndësishme.
Përfaqësuesi i BE-së, nënvizoi se është shumë e rëndësishme që Kosova të pranojë drafstatutin europian.
“Përgjegjësitë e palëve janë të qarta: i takon Kosovës që të iniciojë procedurën për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe të pranojë projekt-statutin evropian, kurse i takon Serbisë që paralelisht të përmbushë obligimet e saj të shumta, duke filluar me njohjen e simboleve të Kosovës, dokumenteve dhe institucioneve, që parashihet me planin e renditjes së hapave të implementimit”, ka thënë Lajçak. “Të dyja palët dhe konstruktiviteti i tyre do të maten vetëm në bazë të progresit në zbatim e jo në bazë të veprimeve apo deklaratave publike të palës tjetër. Topi është në oborrin e Serbisë dhe Kosovës dhe ne presim që të fillojnë përmbushjen e asaj për çfarë kanë rënë dakord”, u shpreh Lajçak
Me përmbajtjen e draftstatusit të ofruar nga Bashkimi Evropian për Asociacionin, kryeministri Albin Kurti pati thënë se është pajtuar në parim, porse këtë nuk e ka bërë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Lini një Përgjigje