
Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, Ozkan Ulutas, i ka dhënë fund pasigurisë nga një sulm i mundshëm ushtarak i Serbisë në territorin kosovar.
Në një intervistë për “Kosova Oline”, Ulutas është shprehur se KFOR-i përpos vigjilencës së lartë që ka dhe përditësimit në kohë reale, është i përkushtuar të parandalojë çdo rrezik të përshkallëzimit.
“Unë dhe i gjithë stafi i KFOR nën komandën time jemi të fokusuar në misionin tonë. Ne vazhdimisht ndjekim të gjitha zhvillimet relevante që mund të ndikojnë në sigurinë e mbarë Kosovës dhe stabilitetin rajonal. Jemi të përkushtuar që të parandalojmë çdo rrezik nga eskalimi. KFOR ka burime të mira dhe i vendosur për t'u marrë me të gjitha sfidat që mund të ndikojnë në sigurinë e mjedisit në përputhje me mandatin tonë të KB. Qëndroj në kontakt të afërt me shefin e shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, si dhe me institucionet dhe organizatat e sigurisë në Kosovë”, u shpreh komandati për Kosovo online.
Pyetjes se a pritet që numri i trupave të NATO-s në Kosovë të rritet, komandanti Utulas i është përgjigjur duke thënë se KFOR-i është në çdo moment i pajisur mirë dhe i vendosur për të vazhduar zbatimin e mandatit të tij si reaguesi i tretë i sigurisë.
“Ne gjithmonë do të sigurojmë që misioni ynë të mbetet i pajisur mirë dhe i vendosur mirë për të vazhduar zbatimin e mandatit të tij si reaguesi i tretë i sigurisë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX)”, ka theksuar ai.
Lini një Përgjigje